GJENEVË – BE masa ndëshkuese prej 13,6 milionë dollarësh në mosmarrëveshjen për ullinjtë me SHBA-në

GJENEVË, 29 tetor /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian mund të vendosë masa ndëshkuese që arrijnë në 13,6 milionë dollarë në vit – në mosmarrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ullinjtë spanjollë të pjekur, pas një vendimi të arbitrazhit.
Vendimi u publikua sot nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), në Gjenevë.
Mosmarrëveshja ka të bëjë me ullinjtë e pjekur, për të cilët SHBA-ja vendosi tarifa speciale në vitin 2018.
BE-ja paraqiti një ankesë në vitin 2019, e cila tashmë është mbështetur. SHBA-ja premtoi se do të ndryshonte rregulloret e saj, por BE-ja e konsideroi këtë të pamjaftueshme, dhe kjo tani është konfirmuar nga OBT-ja.
OBT-ja tha se vendimi i fundit i arbitrazhit nuk mund të apelohej më tej. BE-ja tani mund të kërkojë zyrtarisht vendosjen e masave ndëshkuese, dhënia e të cilave konsiderohet thjesht një formalitet.
Bashkimi Evropian, fillimisht ka kërkuar të vendoste një gjobë prej 35 milionë dollarësh në mosmarrëveshjen me SHBA-në. //a.i/