E Martë, 3 Nëntor 2026

GJENEVË – Ligji i ri zviceran që ndalon Hamasin hyn në fuqi më 15 maj

GJENEVË, 30 prill /ATSH-DPA/- Një ligj i ri zviceran që ndalon Hamasin dhe organizatat e lidhura me të – do të hyjë në fuqi më 15 maj, tha sot qeveria, me qëllim parandalimin e grupit terrorist palestinez nga përdorimi i Zvicrës si një strehë e sigurt.

Ky vendim vjen pas një veprimi të ngjashëm të Gjermanisë fqinje, e cila e shpalli të paligjshme organizatën rreth një muaj pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, që shkaktoi vdekjen e rreth 1 200 personave.

Ligji zviceran ndalon të gjitha aktivitetet dhe mbështetjen për Hamasin, dhe u mundëson autoriteteve të vendosin ndalime hyrjeje dhe dëbime.

Gjithashtu, zyrtarët thanë se masa synon nuk e lejon Hamasin të përdorë Zvicrën si një qendër financiare. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›