GJERMANI – Merz: Oferta e Putinit për bisedime paqeje jo e mjaftueshme

BERLIN, 11 maj /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz këmbënguli sot se një armëpushim në Ukrainë duhet të arrihet përpara se të zhvillohen bisedime midis palëve ndërluftuese.
“Ne presim që Moska të bjerë dakord për një armëpushim tani, që më pas do të lejojë bisedime serioze”, tha Merz në Berlin pasi u kthye nga vizita e tij e parë në Kiev.
“Së pari armët duhet të heshtin, pastaj mund të fillojnë bisedimet”, shtoi ai.
Merz po i përgjigjej ofertës së presidentit rus Vladimir Putin për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën në Turqi nga e enjtja.
”Ukraina ka rënë dakord për planin e armëpushimit pa nëse ose por”, argumentoi kancelari.
“Është një shenjë pozitive që pala ruse ka sinjalizuar gatishmëri për të folur”, sugjeroi Merz.
“Por, nuk është e mjaftueshme”, theksoi Merz./ a.jor.