E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Turqia e gatshme të presë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

STAMBOLL, 11 maj /ATSH-DPA/ – Turqia është gati të presë bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, tha sot një ndihmës i presidentit turk, Recep Tajip Erdogan.

Drejtori i Komunikimit i presidentit tha se Erdogan i tha Macronit se “Turqia do të ishte gati të jepte çdo kontribut për arritjen e një armëpushimi dhe paqeje të qëndrueshme, përfshirë edhe pritjen e negociatave”.

Presidenti rus Vladimir Putin ofroi sot herë në mëngjes rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit pa asnjë parakusht.

Duke folur para gazetarëve në Moskë, Putin tha se “bisedimet do të zhvillohen në Stamboll që të enjten”.

“Ata që duan vërtet paqe nuk mund të jenë kundër propozimit”, tha Putin, duke folur menjëherë pas një armëpushimi treditor në luftën e Ukrainës që ai e kishte shpallur të skaduar në mënyrë të njëanshme në mesnatën e së shtunës.

Në komentet e tij, Putin nuk iu drejtua drejtpërdrejt një kërkese nga Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë për një armëpushim 30-ditor pa parakushte.

Putin tha se do të fliste nesër me presidentin turk Recep Tajip Erdogan./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›