GJERMANI – Policia arreston tre anëtarë të Hamasit në Berlin

BERLIN, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Policia gjermane ka arrestuar tre persona të dyshuar si anëtarë të Hamasit në Berlin, të akuzuar për përpjekje për të siguruar armë me qëllim kryerjen e sulmeve kundër objektivave izraelite në Gjermani, njoftoi sot Prokuroria Federale.
Të arrestuarit janë dy shtetas gjermanë dhe një burrë me origjinë nga Libani. Hetuesit thanë se ata kanë qenë duke u përpjekur të sigurojnë armë zjarri dhe municione që nga vera e vitit 2025.
“Sipas të dhënave tona, armët do të përdoreshin nga Hamasi për atentate ndaj institucioneve izraelite në Gjermani”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.
Gjatë kontrolloit, forcat e sigurisë sekuestruan disa armë, përfshirë një pushkë automatike A”K-47”, disa pistoleta dhe një sasi të konsiderueshme municioni.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet gjermane arrestojnë persona të dyshuar për lidhje me Hamasin.
Në dhjetor 2023, tre burra u ndaluan në Berlin dhe një tjetër në Roterdam të Holandës, të akuzuar për veprimtari të jashtme për llogari të Hamasit dhe për lidhje të drejtpërdrejta me drejtues të krahut ushtarak të grupit islamik . /Ad.Ab./