Pacientët e moshuar, trajtim me kujdes e respekt në QSUNT

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Çdo 1 tetor festohet Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e tyre në shoqëri.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndau sot mesazhet e disa të moshuarve të cilët ndodhen në spital për trajtim shëndetësor.
Në QSUNT të moshuarit, por edhe çdo pacient trajtohet me kujdes, përkushtim dhe respekt, pasi stafi mjekësor është çdo ditë pranë tyre për t’u ofruar shërbim cilësor, trajtim dinjitoz dhe mbështetje njerëzore.
Në QSUNT, ata nuk janë thjesht pacientë, por prindërit, gjyshërit dhe brezat që kanë ndërtuar rrugën ku ecim sot.
“Unë jam shtruar mbrëmë, kam ardhur me urgjencë në orën 21.30. Jam befasuar sepse kam parë një gatishmëri të madhe. Pavarësisht se ishim shumë pacientë, të gjithë mjekët na jepnin ndihmë dhe ishin të gatshëm për të na shërbyer. Unë vijë për herë të parë në urgjencë, banoj në Tiranë, por nuk e dija që ishte ky rregull dhe kjo pritje”, tha një paciente.
Një tjetër qytetar, u shpreh se ndihet i befasuar nga qetësia absolute dhe rregulli me të cilin është përballur në QSUNT.
Në institucionet rezidenciale dhe ato ditore marrin shërbime të dedikuara rreth 450 të moshuar. Gjithashtu, nëpërmjet Fondit Social 11.700 të moshuar marrin 25 shërbime në të gjithë vendin.
/e.i/j.p/