E Hënë, 2 Nëntor 2026

GJKKO e dënon me 7 vite burg, por ish-drejtoresha e Kadastrës në Durrës nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar më 20 tetor, me 7 vite burg për pastrim parash të kryer në bashkëpunim ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashin.

Gazetarja Lusi Përgjegji duke raportuar për RTSH-në,  u shpreh se për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për ish-zyrtaren zbret në 4 vite e 8 muaj burg.

Por pavarësisht kësaj, Dashi nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi dënimi i saj do të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

GJKKO ka vendosur t’i heqë edhe masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit” ish-drejtoreshës së Kadastrës në Durrës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›