E Diel, 1 Nëntor 2026

GJKKO pushon hetimet ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për pushimin e hetimeve ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Zaganjori akuzohej për veprën penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Pas hetimeve SPAK ka dalë në konkluzionin se ndaj Xhezair Zaganjorit nuk ekzistojnë prova që provojnë akuzat dhe rrjedhimisht kërkoi pushimin e hetimeve.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›