E Enjte, 5 Nëntor 2026

GJKKO sekuestron dy vila në Tiranë të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Me kërkesën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive ndaj dy pronave në pronësi të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi.

SPAK njoftoi sot se, kjo masë vjen si vijim i veprimeve hetimore dhe proceduriale në lidhje me procedimin penal nr. 122 të vitit 2022 në ngarkim të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për çështjen CEZ-DIA.  (https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-21-10-2024-2/)

Pasuritë e sekuestruara janë një ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe; kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë; kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të shtetases Fatime Kryemadhi, me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Po ashtu një ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë, kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.

Monika Kryemadhi ndodhet nën hetim nga SPAK për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion për çështjen CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.  /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›