E Enjte, 5 Nëntor 2026

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton projektligjin “Për buxhetin e vitit 2025”

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Në drejtimin e kryetarit Nasip Naço Komisioni për Sigurinë Kombëtare mori në shqyrtim nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2025”.

Më herët komisioni kishte zhvilluar dëgjesa me institucionet e sigurisë si dhe kishte miratuar në parim projektbuxhetin 2025.

Te ftuar ishin; nga Ministria e Mbrojtes: Dorian Tola, Zëvendësministër i Mbrojtjes, Ardit Çollaku, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Fushën e Mbrojtjes, Ardian Lilo , Drejtor i Planifikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FARSH, Nuri Laknori, Drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit financiar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga SHISH: Monika Plasa, Drejtor i Departamentit të Administrimit dhe Shërbimeve Mbështetëse, Romina Peçi, Drejtor i Drejtorisë se Financës dhe Buxhetit si dhe përfaqësues nga Ministria e Financave.

Pas diskutimit, sugjerimeve dhe komenteve, me shumicë votash anëtarët miratuan nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për buxhetin e vitit 2025”.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare, Foto: Florian Abazaj 1 nga 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›