E Diel, 1 Nëntor 2026

GJKKO shpall të pafajshëm deputetin Erion Braçe për akuzën e shpifjes

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli sot të pafajshëm deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe, lidhur me akuzën për veprën penale të “shpifjes”, të kryer botërisht.

Çështja ishte ngritur nga shtetasi Anduel Çekrezi, i cili më 3 mars 2026 kishte paraqitur pranë gjykatës një kërkesë për gjykimin dhe shpalljen fajtor të Braçes për veprën penale të “Shpifjes”.

Pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtarja Flojera Davidhi, vendosi deklarimin e pafajshëm të deputetit Erion Braçe për akuzën e shpifjes së kryer botërisht.

Palët kanë të drejtë ta ankimojnë çështjen në Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar të gjykatës.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›