GOLAT/ Juventusi mposht 2-0 Udinesen dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë! Zhegrova luan dhjetë minuta
Ndeshja e 1/8-ave të Kupës së Italisë u vendos nga autogoli i Palmës dhe penalltia e shënuar nga Locatelli.
Juventusi u imponua në shtëpi dhe mposhti 2-0 Udinesen në raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë, teksa në çerekfinale do përballet me fituesin e çiftit Atalanta – Genoa.
Në “Allianz Stadium”, Juvja ishte më kërkuese dhe gjeti golin pas 23 minutave lojë. Një krosim nga e djathta e sulmit bëri që David të ‘detyronte’ Palmën të shënonte në portën e tij.
Mbrojtësi 17-vjeçari ishte i pafat edhe në minutën e 66-të, kur shkeli në këmbë një nga sulmuesit e Juves, me VAR dhe arbitrin që akorduan penallti. Nga pika e 11 metërshit nuk gaboi Locatelli që qetësoi bardhezinjtë me golin e dytë.
Në minutën e 84-t në fushë u fut Edon Zhegrova, që në dhjetë minuta lojë (bashkë me shtesat) dhuroi spektakël sa herë që prekte topin. “Zonja e Vjetër” shënoi në sekondat e fundit me Lois Opendan, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Kështu, Juvja fitoi 2-0 kundër Udineses dhe pret emrin për përballjen çerekfinale të Kupës. Tetë ndeshja radhazi pa humbje për Juven, që duket se po rikthehet në formë.