GREQI – Athina në gatishmëri të lartë për rrezikun e zjarreve

ATHINË, 12 gusht /ATSH-ANA/ – Bashkia e ka vendosur kryeqytetin grek në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të madh të zjarreve në rajonin e Atikës.
Hyrja dhe qëndrimi i vizitorëve në kodrën e Likabetit dhe kodrën Finopulos janë ndaluar, ndërsa qarkullimi i automjeteve në këto zona është kufizuar nga mesnata e së enjtes deri në një njoftim të dytë.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në natyrë që mund të shkaktojnë zjarr, veçanërisht punimet që mund të krijojnë shkëndija.
Rreziku është shtuar edhe për shkak të erërave të forta.
Në Likabet dhe në kampingun e Bashkisë së Athinës në Aghios Andreas, në Atikën lindore, janë vendosur në gatishmëri cisterna uji me topa uji dhe automjete 4×4.
Ndërkohë, autoritetet greke kanë marrë masa të ngjashme edhe në zona të tjera.
Në Halkidiki është ndaluar qarkullimi dhe hyrja e vizitorëve në disa zona pyjore për shkak të rrezikut të zjarrit, ndërsa situata në zjarrin e Loutropyrgos, në Atikë, është përmirësuar.
Gjithashtu, Roja Bregdetare greke ka shpëtuar 93 emigrantë të tjerë në det, duke e çuar në 240 numrin e personave të shpëtuar së fundmi në pesë incidente të ndryshme. /Ad.Ab./ a.jor.