E Diel, 1 Nëntor 2026

GREQI – Mitsotakis rrit pagën minimale në 920 euro

ATHINË, 26 mars /ATSH-ANSA/ – Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi rritjen e pagës minimale mujore bruto në 920 euro, duke filluar nga 1 prilli, gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave, raportuan mediat greke.

Kjo përfaqëson një rritje prej 40 eurosh krahasuar me pagën minimale të mëparshme.

Qëllimi i qeverisë, siç është vendosur nga kryeministri, është të arrijë 950 euro deri në vitin 2027, vitin në të cilin përfundon mandati i dytë i Mitsotakis.

“Në një kontekst kaq kompleks, krahu i punës duhet të mbështetet denjësisht’’, deklaroi kryeministri grek.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›