E Diel, 1 Nëntor 2026

27 vjet nga masakra në Krushë, politikanë e qytetarë të shumtë në tubimin përkujtimor

PRISHTINË, 26 mars/ATSH/ Në përvjetorin e 27-të të masakrës makabre në Krushë të Madhe, numër i madh i qytetarëve morën pjesë në tubimin përkujtimor.

Mes pjesëmarrësve ishin presidentja Vjosa Osmani, ministri për Vlerat e Luftës, Andin Hoti, ministrja Fitore Pacolli, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Pranë varreve të më të dashurve të tyre qëndruan edhe me qindra qytetarë.

Në ketë tubim përkujtimor nuk janë të pranishëm kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

27 vjet më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›