GTA 6 paraqitet në qiell, piloti realizon një vepër të veçantë nga aeroplani

Benjamin McDaniel, i njohur si “The Pilot Picasso”, ka realizuar një vepër të veçantë në qiell, duke krijuar një “figurë” kushtuar videolojës së shumëpritur GTA 6.
Piloti amerikan kaloi plot 8 orë e 8 minuta në ajër me aeroplanin e tij Cessna, duke ndjekur një itinerar të planifikuar me kujdes për të vizatuar logon e lojës, një helikopter, një aligator, palma dhe elemente të tjera të frymëzuara nga Florida.
Fluturimi i tij u bë viral pasi u publikua edhe nga llogaria zyrtare e Flightradar24.
“Kalova tetë orë duke vizatuar GTA 6 në qiell, por në të vërtetë kam pritur 11 vjet për këtë moment”, tha McDaniel.
Piloti është i njohur edhe për krijimin e veprave të famshme si “Mona Lisa” dhe “The Scream”, të realizuara përmes itinerareve të fluturimit.