Gara e 11 majit, Malaj tregon në Quo Vadis pse Rama nuk doli në listë të hapur

Arben Malaj, ish-ministri i financave tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se deklaratat e Ramës se njëherë do ishte në listë të hapur e pastaj kaloi në listë të sigurt është një mungesë strategjie.
Malaj u shpreh se lufta kundër xhaketave të vjetra ishte kundër individëve që nuk i nënshtronte dot Rama.
Ish-ministri i financave deklaroi se gjithmonë ka pasur krim zgjedhor, teksa nënvizoi se ka pasur edhe hetime nga SPAK.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A duhej të dilte Rama në listë të hapur?
Malaj: Rama tha njëherë që do dilte në listë të hapur, por nuk e dha sqarimin pse u tërhoq. Në politikë nuk ka të vjetër, ka aktiv ose joaktiv. Lufta kundër xhaketave të vjetra ishte kundër individëve që nuk i nënshtronte dot Rama. Është mungesë strategjie e gjitha tërheqje e Ramës për të qenë në listë të hapur. Sot thotë “do jem në listë të hapur”, nesër në listë të mbyllur.
Gjithmonë ka pasur krim zgjedhor, ka pasur edhe hetime deri në SPAK.
/vizionplus.tv