E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kush janë tre kandidatët e opozitës që i pëlqejnë? Arben Malaj përgjigjet në Quo Vadis

Ish-socialisti Arben Malaj i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus ka folur për zgjedhjet e 11 majit dhe listat e kandidatëve.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se cili prej kandidatëve të opozitës i pëlqen më shumë, ai veçoi tre emra.

Për Malajn, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë dy emra që bëjën diferencën në listën e Sali berishës, ndësa Neil demi bën diferencën në lsitën e Lulzim Bashës.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kush nga kandidatët e PD ju ka pëlqyer më shumë?

Malaj: Tabaku, për punën që ka bërë në parlament. Ilir Alimehmeti, epidemiolog shumë i zoti. Jam i kënaqur që kam parë në listë dhe Neil Demin, pavarësisht se është në partinë e zotit Basha. Ka shumë emra të mirë në lista, problemi është hapësira që ju lënë partitë politike.

Borakaj: Ka frymë opozita?

Malaj: Opozita është në frymën më të ulët. Marrja e një eksperti amerikan është e pamjaftueshme. Dëgjova deklaratën e Berishës që thotë se PS më ka vjedhur programin. Ku ka vjedhje programi sot. Problemi është se janë politika të BE, apo populiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›