Gara e shqiptarëve në zgjedhjet e Amerikës/ Shpëtim Qorraj: Rezultat shumë i mirë, aktivizuam komunitete që nuk ishin përfshirë më parë

schedule17:26 - 4 Nëntor, 2026
Kandidati për Asamblenë e New York-ut, Shpëtim Qorraj, ka komentuar zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, në një intervistë për emisionin “Balkan Update” në ABC News.
Qorraj u shpreh se pjesëmarrja në votime ka qenë e lartë dhe se rezultati i përgjithshëm ishte pozitiv, pavarësisht vështirësive gjatë garës në zonën ku ai kandidoi.
Ai theksoi se së bashku me ekipin e tij arritën të angazhonin komunitete që më parë nuk kishin qenë të përfshira në proceset zgjedhore.
Duke komentuar zhvillimet politike në SHBA dhe administratën Trump, kandidati theksoi se situata politike ka qenë e paparashikueshme, ndërsa nënvizoi rëndësinë e angazhimit të komuniteteve shqiptare dhe qytetarëve në proceset politike.
“Dalja në zgjedhje ka qenë shumë e madhe. Rezultati i përgjithshëm ka qenë shumë i mirë. Këtu ku unë kam garuar ka qenë e vështirë, edhe pse kemi bërë një punë shumë të mirë. Edhe pse nuk arritëm të fitonim 100 për qind. Zgjedhjet kanë qenë pa probleme edhe pse shumë të ngarkuara, duke qenë në terren. Ka qenë rezultat shumë i mirë, kemi aktivizuar shumë komunitete. Gjatë këtyre zgjedhjeve së bashku me ekipin kemi arritur të inkuadrojmë disa komunitete që nuk janë qenë të inkuadruara. Mendoj që ndikimi do jetë shumë pozitiv… Administrata Trump dhe presidenti ka qenë shumë i paparashikueshëm. Mendoj që me ardhjen në pushtet të demokratëve, edhe nëse ndërrohet administrata ne si popull duhet të punojmë”, tha ai.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

