Chris Pappas hyn në histori, bëhet burri i parë homoseksual i zgjedhur në Senatin amerikan

schedule03:21 - 4 Nëntor, 2026
Demokrati Chris Pappas është shpallur fitues i garës për Senatin në shtetin e New Hampshire, duke shënuar një moment historik në politikën amerikane.
Me marrjen e detyrës në janar, Pappas do të bëhet burri i parë homoseksual i deklaruar hapur që zgjidhet në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Në vitin 2013, senatorja Tammy Baldwin nga Wisconsin u bë personi i parë homoseksual i deklaruar hapur që fitoi një vend në Senatin amerikan.
Duke iu drejtuar mbështetësve pas fitores, Pappas deklaroi se është “gati të luftojë” për qytetarët e shtetit të tij.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

