E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati për festa? TRING nis spektaklin më të madh të sezonit!

Një kanal i tërë dedikuar filmave që e kthejnë dhjetorin në muajin më jetëgjatë të vitit. Më shumë filma, më shumë premiera, më shumë ndjesi.

Nga 1 dhjetori deri më 6 janar, si çdo vit, Tring Family kthehet në Tring Festa, në shtëpinë e filmave festivë më të dashur dhe emocionues të fundvitit.

Një katalog gjigant, në rritje konstante, me tituj të rinj, hite të padiskutueshme dhe klasikë që na rikthejnë çdo dhjetor në fëmijërinë më të bukur. Të gjitha në një kanal të dedikuar, 24 orë në ditë për 7 ditë të javës. Sepse pa filma, festat nuk janë kurrë të plota!

Çdo mbrëmje në orën 20:00, Tring Festa sjell një premierë të zgjedhur me kujdes për të kënaqur çdo shije, nga komeditë argëtuese, te historitë prekëse e deri te filmat që na bëjnë të besojmë sërish në mrekulli.

Dhe për ta bërë akoma më të personalizuar përvojën tuaj, përzgjedhja më e mirë e filmave festivë ndodhet edhe në kategorinë e dedikuar FESTA në Video On Demand nga Tring, për t’i parë ku të doni, kur të doni, deri në 3 pajisje njëkohësisht.

E gjitha kjo është vetëm hyrja e magjisë që TRING FESTA sjell nga 1 Dhjetori.

Ky nuk thjesht një kanal, është një përjetim që ndodh një herë në vit, çdo vit…

Është vendi më i bukur ku do të shkoni këtë fundvit…. Ekskluzivisht në Tring.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›