E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarri në Kukur të Gramshit merr përmasa të mëdha, rrezikohen banesat përreth. Dëmtohet djali i pronarit

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një magazinë në fshatin Kukur të Gramshit, duke marrë përmasa të mëdha dhe duke rrezikuar seriozisht banesat pranë saj.

Gazetari i Fax News Shkelzen Henkoja raporton nga vendngjarja se brenda magazinës ndodheshin sasi të konsiderueshme mallrash industriale, si edhe përbërës kimikë, të cilët kanë shtuar rrezikshmërinë dhe përhapjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë përpjekjes për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit është dëmtuar djali i pronarit, i cili ka pësuar lëndime dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa banorët e zonës janë evakuuar për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›