E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhëri i Berishës/ Ja çfarë posti merr në PD Xhemal Gjunkshi

Partia Demokratike ka emëruar Xhemal Gjunkshi në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë Kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Vendimi është firmosur ditën e sotme nga kreu i selisë blu dhe bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike.

Emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të strukturave të rritjes së kapaciteteve profesionale brenda Partisë Demokratike.

Xhemal Gjunkshi ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe më pas deputet i Partisë Demokratike.

Pak ditë më parë ai ishte në “kafenë” që mblodhi më të votuarit e PD në listat e hapura të zgjedhjeve të 11 Majit.

LEXO EDHE: Fati i PD/ Më të votuarit nga baza mblidhen në një takim 3 orësh. Çfarë u diskutua?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›