Gatimi i bukës në shtëpi – Në Kukës, qytetarët po heqin dorë nga tradita

Dikur buka për konsum të përditshëm gatuhej në mënyrë masive në çdo familje kuksiane. Kjo e lidhur me shumë faktorë, që nga tradita, konsumi i lartë por edhe cilësitë që të ofronte një produkt i tillë i gatuar në kushtet e shtëpisë.
Sot duket se pjesa më e madhe qytetarëve kanë hequr dorë nga ky proces duke e marrë të gatshme nga furrat e bukës.
Qytetarët thonë se në familjet e tyre ka më pak anëtarë e për rrjedhoje ka rënë edhe konsumi.
Këtë e pohojnë edhe prodhuesit e bukës. Kitmir Jeminaj njëri prej bukëpjekësve në Kukës, thotë se kërkesat nga qytetarët për bukë po rriten gjithnjë e më shumë.
“Kryesisht kanë ikur dhe ato që janë nga dy veta në shtëpi nuk ja vlen për ta bërë në shtëpi dhe vijnë e blejnë”, u shpreh ai.
Për rrjedhoje edhe furrat e bukës dhe njësitë e shërbimit për të tilla produkte janë shtuar në qytetin e Kukësit.
Gazetar: B. Muçmata
/rtsh.al/