E Diel, 1 Nëntor 2026

Prodhimi i qepës dhe lakrës në Drisht – Fermerët ruajnë traditën, specialistët theksojnë interesin e madh

Fshati Drisht në zonën e Postribës, njihet për prodhimin e qepës dhe lakrës, dy kultura që përbëjnë pjesë të rëndësishme të traditës bujqësore të zonës.

Fermerët e këtij fshati janë të angazhuar në përpunimin e tokave dhe kultivimin me përkujdesje të këtyre perimeve, duke ruajtur njohuritë dhe metodat tradicionale që janë trashëguar brez pas brezi.

“Lakrën dhe qepën e kultivojmë me kohë”, u shpreh fermeri Nuh Dushaj.

“Në këtë fshat prej vitesh jane mbjellë qepë e cila është e njohur si qepa e Drishtit”, tha fermeri Maliq Curri.

Sipas specialistëve të bujqësisë, fermerët në Shkodër po tregojnë një interes të madh për zhvillimin e bujqësisë, duke synuar të rrisin produktivitetin dhe të përmirësojnë teknikat e kultivimit.

“Interesi i fermerëve për ndihmën e specialistëve është shtuar”, u shpreh Sherif Brahaj, Specialist pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Shkodër.

Postriba njihet si një zonë me prodhimtari të lartë bujqësore, ku fermerët kultivojnë tokën me përkushtim dhe sigurojnë prodhime cilësore.

Gazetar: M. Rakaj 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›