E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari: ODIHR rrëzoi Berishën, ku janë ‘kriminelët’ që thotë opozita?

Gazetari Arbër Hitaj tha se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit është më i balancuari krahasuar me vitet e mëparshme.

I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, me moderatoren Pranvera Borakaj, Hitaj tha se në raport janë përmendur tre raste korrupsioni, por dy prej tyre i përkasin opozitës.

Sipas gazetarit, raporti e ka rrëzuar Berishën, pasi nuk i jep të drejtë në asgjë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Heshtja nga mazhoranca apo po e shohin me vëmendje raportin e OSBE/ODIHR?

Hitaj: Është një raport i balancuar, madje më i balancuari. Ndan në disa kategori, para fushatës, dita e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Dita e votimit dhe e numërimit vlerësohet pozitivisht, sepse u mor në mënyrë korrekte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nëse futesh në detaje, është më pozitiv për zgjedhjet. Tek krimi i organizuar përmenden tre raste, por dy janë të opozitës. Jemi 2 me 1 për PS-në. Kërcënimet dhe intimidimet përmenden, por nuk ka raste konkrete.

Borakaj: Është rasti i Vorës i përmendur?

Hitaj: Po, thuhet se persona të dyshimtë jashtë qendrave zyrtare, pa dhënë detaje. Jam habitur me qëndrimin e Berishës, sepse nuk i jep të drejtë në asgjë, përveç përmendjes së pjesës së administratës. Kritikat janë si ndaj PS-së, ashtu edhe ndaj PD-së. Kritika ka për mungesën e kushteve fizike për personat me aftësi ndryshe, gjatë fushatave nuk ka njerëz që flasin me gjuhën e shenjave.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›