E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazheli emërohet zv.ministër i Mjedisit, Besmir Beja drejtor i përgjithshëm i Doganave

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur se Gent Gazheli lirohet nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Doganave dhe emërohet zëvendësministër i Mjedisit.

Ndërsa Besmir Beja emërohet drejtor i përgjithshëm i Doganave.

Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, Gentian Kerri emërohet sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

1 nga 3

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›