E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gazment Bardhi rikonfirmohet kryetar i grupit parlamentar të PD-së

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Gazment Bardhi do të jetë sërish kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Lajmin e dha sot kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie.

Berisha gjithashtu u shpreh se Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti do të jenë nënkryetarë. Ndërsa nënkryetar i Kuvendit do të jetë Agron Gjekmarkaj.

“Në konstituimin e kryesisë së grupit parlamentar, është menduar dhe në tërësi është kërkuar që të mos ketë dublikime funksionesh dhe këtij parimi duhet t’i mbahemi sepse është i drejtë”, tha Berisha.

“Gazment Bardhi, në kushte jo të lehta, por jam i bindur se e përfaqësoi dhe udhëhoqi grupin me një vendosmëri të madhe, në kushte të vështira”, u shpreh Berisha.

Berisha shprehu bindjen se, “ky grup me mbështetjen që do i bëjë Gazment Bardhit, do të njohë një perfomancë të re gjatë kohërave që vijnë”.

“Për nënkryetarë të grupit parlamentar, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, dy të rinj me formimin e tyre politik, me kontributet e tyre. Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer me përgjegjësi të madhe edhe si deputete edhe si sekretare dhe zëdhënëse, Ledina Aliolli”, tha Berisha.

PD do të miratojë më pas edhe bashkëpërfaqësuesit në komisionet parlamentare. /gj.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›