E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerdeci padi e re per MediunGjykata e Larte e merr persiper

TIRANEuml - Gjykata e Larte nuk ka marre persiper te gjykoje padine e re te familjareve te viktimave te Gerdecit kunder te akuzuarve Mihal Delijorgji Ylli Pinari Dritan Minxolli Keshillit te Ministrave dhe Ministrise se Mbrojtjes duke sqaruar se ajo nuk mund ta shqyrtoje per moskompetence.
Por kjo Gjykate ka pranuar te shqyrtoje gjykimin e ceshtjes ne ngarkim te ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu aktualisht minister i Mjedisit.

Familjaret e viktimave te tragjedise se Gerdecit kur shperthimi ne fabrike u mori jeten ne 15 mars te vitit 2008 plot 26 personave dhe lendoi me se 300 te tjere akuzojne rishtas ministrin Fatmir Mediu Ylli Pinarin Mihal Delijorgjin e Dritan Minxollin se jane fajtore per plagosjen e rende dhe papergjegjshmeri ndaj banoreve te Gerdecit qe punonin ne fabriken e demontimit te armeve ne Gerdec rreth 15 km larg kryeqytetit.
Kjo eshte padia e dyte e familjareve te viktimave pas asaj te vitit 2009 ku ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu u shpall i pafajshem.
Nderkohe prokuroret e ceshtjes Gerdeci kane kerkuar burg perjete per te pandehurit kryesore te procesit te bujshem Mihal Delijiogji Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›