E Diel, 1 Nëntor 2026

Meteorologet Janarimbyllet me -12 grade

Temperaturat e acarta te janarit do te na shoqerojne edhe gjate kesaj jave te fundit te muajit te pare te vitit. Here diell dhe here shi por me temperatura qe do te zbresin shume sidomos ne vlerat e mengjesit dhe mbremjes - ky eshte parashikimi i sherbimit meteorologjik Ushtarak per javen e fundit te muajit janar. Fronti i ftohte qe perfshiu vendin gjate nates dhe mengjesit te se shtunes do te largohet ne fundjave duke i lene vendin kthjellimeve ne mbare territorin shqiptar deri diten e hene. Por meteorologet parashikojne mengjese te ftohta gjate gjithe javes si pasoje e uljes se temperaturave. Sipas meteorologeve duke nisur nga pasditja e se henes dhe deri ne mesjave moti do te ndryshoje dhe ne mbare vendin do te rikthehen reshjet e shiut ndersa reshjet e bores do te jene prezente ne lartesi. Sipas parashikimeve kjo situate do te vijoje deri te enjten kur do te largohen vranesirat dhe do te mbizoterojne kthjellimet. Por duke nisur nga e enjtja mbi vendin tone do te rikthehet i ftohti polar duke sjelle nje ulje te ndjeshme te temperaturave cka do te beje qe gjithe vendi te regjistroje temperatura negative. Keshtu ne zonat malore temperatura me e ulet do te regjistrohet ne Korce e Peshkopi ku parashikohet qe zhiva e termometrit te zbrese deri ne minus 12 grade celcius ndersa ne zonat bregdetare minus 2 dhe ne zonat e uleta termometri do te shenoje minus 3 grade celsius.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›