Gjenden mbi 3 mijë tarantula në aeroport, kontrabandoheshin drejt Gjermanisë të fshehura në çorape

Autoritetet peruane kanë sekuestruar më shumë se 3 mijë tarantula në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit Lima, të cilat po tentoheshin të transportoheshin ilegalisht drejt Gjermanisë. Merimangat ishin fshehur në çorape të përdorura, brenda tre valixheve që u përkisnin dy shtetasve gjermanë dhe një shtetasi polak.
Operacioni u krye nga Shërbimi Peruan i Pylltarisë dhe Jetës së Egër (SERFOR), në bashkëpunim me autoritetet doganore, në aeroportin ndërkombëtar Jorge Chávez.
Authorities in Peru seized more than 3,000 tarantulas hidden inside socks packed in the suitcases of two German citizens and a Polish citizen who were preparing to board a flight to Germany, officials said.
The three individuals were detained and face criminal proceedings, authorities said.
— CBS News (@CBSNews) November 5, 2026
Gjatë kontrollit fizik të bagazheve, punonjësit zbuluan se disa prej çorapeve po lëviznin, duke ngritur dyshimet për përmbajtjen e tyre.
“Ndërsa po bënim një kontroll manual, vumë re se disa çorape po lëviznin”, deklaroi Cora Suarez, teknike pranë shërbimit SERFOR.
Sipas autoriteteve, në mesin e ekzemplarëve të sekuestruar kishte tarantula në faza të ndryshme zhvillimi, nga vezët dhe merimangat shumë të vogla deri te disa ekzemplarë të rritur. Ato i përkisnin rajoneve të ndryshme të Perusë.
Pas zbulimit, specialistët i nxorën araknidet nga bagazhet dhe i vendosën në enë plastike për t’i mbajtur nën kontroll, siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga SERFOR.
Tre pasagjerët u arrestuan nga një njësi e specializuar e policisë për hetimin e krimeve mjedisore. Prokuroria ka nisur procedurat për ndjekjen penale të tyre.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb