E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjendet” ish-zyrtari i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet në shtëpi: Ika në jug se u zura me të dashurën!

Pak orë pasi u denoncua si i humbur nga nëna e tij, ish-nëndrejtori i Agjencisë Kombëtare të Informacionit Daniel Shima është kthyer në shtëpi.

Vetë Shima është paraqitur në komisariatin nr.1 në Tiranë, ku tha se kishte ikur në jug, pasi kishte probleme me të dashurën.

Por ai nuk dha detaje sa i takon mesazhit që i kishte dërguar partneres së tij, sipas të cilit ai po arrestohej nga policia.

Ndërkohë hetuesit po vijojnë verifikimet, për të parë nëse dëshmia e tij përputhet me pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›