E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lungomare 3”, pritet shembja e një objekti në Vlorë, policia rrethon ndërtesën

Një tjetër objekt pritet të shembet në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Objekti është rrethuar nga forcat e policisë dhe është vendosur shiriti i sigurisë, ndërsa nga IKMY konfirmohet se prishja pritet të kryhet me mjetet e tyre dhe jo me shpërthim.

Objekti ndodhet në zonën e quajtur “ Kalaja” aty ku vijohet puna për projektin e “Lungomare 3”.

Objekti që do të shembet është ndërtuar pa leje, sipas IKMT. Janë tre kate ende të papërfunduara dhe një shtesë pranë objektit që do të shemben.

Ky është objekti i dytë që do të shembet në Vlorë, ndërsa vetëm pak ditë më parë një tjrtër objekt u shemb në zonën e Radhimës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›