Gjendet një person i pajetë në Babrru, dyshohet të jetë vrarë me thikë

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Babrrusë në Tiranë. Viktima ka shenja të plagosjes me thikë dhe dyshohet, sipas policisë, që të jetë edhe shkaku i humbjes së jetës së tij.
Viktima është identifikuar si H. I., 40 vjeç, i cili është goditur me thikë në rrethana ende të paqarta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
/rtsh.al/