E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendje e qëndrueshme e ambasadorit ukrainas, pësoi infarkt në Voskopojë

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov ka pësur infarkt teksa ndodhej në fshatin e Voskopojës në Korçë.

Ai më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Korçës ku ka marrē ndihmën e parë.

Ambasada e Ukrainës bëri të ditur në përgjigje të interesimit të ATSH se, gjendja e ambasadorit është stabël, teksa ka vlerësuar profesionalizmin e mjekëve të spitalit të Korçës.

“Gjendja e ambasadorit është stabël. Po pergatitet te transportohet me helikopter drejt Tiranës. Mjekët e spitalit të Korçës kanë treguar profesionalizëm,” njoftoi ambasada ukrainase.

Prej vitit 2020, Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në vendin tonë. /gj.m//j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›