E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjesti prekës i klubit spanjoll, dhuron të gjitha të ardhurat nga biletat për familjen e Jesus de Miguel

Klubi spanjoll UD Almería ka ndërmarrë një nismë solidariteti, duke vendosur të dhurojë të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes në shtëpi kundër CD Tenerife, në mbështetje të familjes së Jesús de Miguel.

Vendimi është marrë me iniciativën e presidentit të klubit, Mohammed Al Khereiji, me synimin për t’i qëndruar pranë familjes në një moment të vështirë pas tragjedisë që ka prekur atë.

Përmes një reagimi zyrtar, Almería ka pranuar se asnjë ndihmë financiare apo emocionale nuk mund të zëvendësojë humbjen e një njeriu të dashur, por ka theksuar rëndësinë e solidaritetit në situata të tilla.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm se asgjë nuk mund ta kompensojë humbjen e një njeriu të dashur dhe se asnjë lloj mbështetjeje, qoftë financiare apo emocionale, nuk mund ta lehtësojë dhimbjen e shkaktuar nga një tragjedi e tillë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Reklamë

Nisma e Almerías vjen si një gjest human dhe solidar, duke e kthyer një ndeshje futbolli në një mundësi për të ndihmuar ata që po përballen me një dhimbje të madhe.

Klubi spanjoll është gjithashtu në qendër të vëmendjes për shkak të Cristiano Ronaldos, i cili në fillim të këtij viti bleu 25% të aksioneve të tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›