E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjirokastër – Aplikimi i vaksinës antigrip, 6.500 doza të shpërndara në qendrat shëndetësore

Si në mbarë vendin dhe në Gjirokastër ka nisur vaksinimi i popullatës për mbrojtjen nga gripi sezonal. Aplikimi i saj ka nisur nga personeli i bluzave të bardha si në sistemin parësor dhe atë spitalor. Në qendrat shëndetësore të të tri bashkive Gjirokastër Dropull e Libohovë janë shpërndarë 6500 doza.

“Sivjet aplikimi i vaksinës së gripit ka filluar më herët dhe kjo është një gjë shumë e mirë pasi edhe efektiviteti i vaksinës është më i mirë dhe më i lartë te kategoritë që e aplikojnë këtë vaksinë., Është shpërndarë në të gjithë ambulancat, kështu që të gjithë personat që janë të interesuar për ta aplikuar vaksinën ne gripi mund të paraqiten pranë qendrës së tyre shëndetësore, ose edhe në qendrat e tjera mundet ta aplikojnë.”, deklaroi mjekja Drita Hine.

Ndërsa rekomandohet për moshat mbi 6 muaj drejtoresha e qendrës shëndetësore Gjirokastër Drita Hine veçon këto kategori si më të riskuarat dhe që duhet ta marrin atë domosdosmërisht.

“Janë personat me sëmundje kronike, kryesisht ato me sëmundje kardiovaskulare, diabetike, pulmonare, me azëm bronkiale, sëmundjet e veshkave, mëlçisë dhe të tjera. Gjithashtu kategori tjetër që rekomandohet ta apolikojë vaksinën egripit janë personat mbi 65-vjeç”, tha Hine.

Aplikimi i vaksinës ofrohet edhe në banesa, për personat që nuk kanë mundësi të lëvizin drejt ambulancave.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›