Gjirokastër, reshjet e dëborës bllokojnë rrugët malore

Reshjet e dëborës në Qarkun e Gjirokastrës kanë shkaktuar probleme duke bllokuar segmente rrugore në zonat malore. Sipas strukturave të emergjencave civile në Bashkinë Libohovë, në Njësinë Administrative Zagori aksi rrugor Çajup – Zhej është i bllokuar për shkak të borës.
Në Bashkinë Përmet aksi rrugor për në Njësinë Administrative Frashër kalohet me zinxhirë. Në Bashkinë Tepelenë në aksin rrugor Salari-Nivicë është punuar me mjete të rënda për largimin e dëborës dhe më pas është hedhur kripë duke e bërë këtë aks të qarkullueshëm.
Mjetet e Forcave të Armatosura bënë të munduar hapjen e rrugës së fshatit Sheper, Gjirokastër.
/RTSH/