E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjuha shqipe e drejta jonë”, studentët shqiptarë protestojnë në Maqedoninë e Veriut

Qindra studentë shqiptarë të Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut kanë dalë në një protestë masive për të kërkuar përdorimin e gjuhës amatare shqipe në provimet e diplomimit.

Sipas tyre kjo e drejte ekzisiton ligjërisht, por nuk zbatohet ne praktikë.

Studentët theksojnë se përdorimi i gjuhës amtare shqipe është thelbësor për të qenë të barabartë në ushtrimin e profesioneve juridike si avokat, gjyqtar apo prokuror pa asnje kufizim.

Gjatë protestës, ata mbanin pankarta me mesazhe si “Gjuha shqipe e drejta jonë”, “Ne flasim shqip” dhe “Nuk ka shtet pa rini”, duke theksuar se kërkesa e tyre nuk është politike, por një çështje e të drejtave themelore.

Studentët kanë nënshkruar gjithashtu një peticion me të cilin kërkojnë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhes shqipe në Maqedoninë e Veriut duke argumentuar se megjithëse gjuha shqipe ka status zyrtar, provimi i Jurisprudencës zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase, gjë që krijon vështirësi dhe pabarazi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›