E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën kundër urdhrit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe

PRISHTINË, 29 gusht/ATSH/ Gjykata Supreme e ka rrëzuar si të palejueshme ankesën kundër vendimit të KQZ lidhur me pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale, të parashtruar nga Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi.

“Hidhet poshtë si e palejuar ankesa e parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, me vendbanim në Prishtinë, të dy anëtar të KQZ-së, e paraqitur kundër vendimit të PZAP A.nr.3/2025, të datës 23.08.2025”, thuhet në vendim. KQZ ka certifikuar Listën Serbe bazuar në vendimin e PZAP pas ankesës së aprovuar nga Lista Serbe. PZAP kishte konstatuar se ky subjekt politik ka plotësuar kushtet ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje.

Kujtojmë që zgjedhjet lokale mbahen me 12 tetor në komunat e Republikës së Kosovës./KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›