GJERMANI – Merz premton reforma, pasi papunësia arrin shifrën rekord mbi tre milionë

NUREMBERG, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Numri i të papunëve në Gjermani ka kaluar shifrën tre milionë, për herë të parë pas më shumë se një dekade, duke u rritur me 46 000 vetëm në gusht, njoftoi sot Agjencia Federale e Punësimit.
Norma e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindjeje krahasuar me korrikun, duke arritur në 6,4%.
”Shifra e gushtit 2025, prej 3 025 milionë të papunë, ishte gjithashtu 153 000 më e lartë se në gusht 2024”, bëri të ditur agjencia me seli në Nuremberg.
Herën e fundit kur papunësia kaloi shifrën 3 milionë ishte në shkurt 2015.
Ndërkohë, kancelari Merz thekson nevojën urgjente për reforma për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin.
“Kjo do të jetë në qendër të punës së qeverisë federale”, tha sot Merz në kuadër të bisedimeve ministrore franko-gjermane në Tulon, në jug të Francës.
Ai shtoi se rritja e papunësisë nuk ishte e papritur.
Merz kishte shpallur më parë një vjeshtë reformash duke theksuar se qeveria do të duhet të fokusohet shumë më tepër në çështjet ekonomike dhe sociale në muajt në vijim./ /Ad.Ab./