E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata cakton masën “detyrim paraqitje” për 15 personat e arrestuar në tubimin e PD

TIRANË, 25 mars/ATSH/ Gjykata e Tiranës caktoi sot masën “detyrim paraqitje” për 15 protestuesit e arrestuar në protestën e së dielës të Partisë Demokratike.

Protesta e opozitës u zhvillua më 22 mars, ndërsa pati përplasje fizike përpara xhamisë së Namazgjasë mes deputetëve, protestuesve dhe policisë.

Pas protestës, 24 persona u shoqëruan në polici, katër prej të cilëve ishin të mitur, ndërsa nëntë prej tyre si dhe deputeti Klevis Balliu u proceduan në gjendje të lirë.

Avokatët e protestuesve Eda Grimci dhe Marash Logu bënë të ditur se sot pas verifikimeve edhe 15 të arrestuarit u liruan nga paraburgimi.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›