E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon dreka e mortit/ Meta përshëndetet me familjarët dhe miqtë dhe niset drejt qelisë

Pas ceremonisë mortore të të atit, ish-presidenti Ilir Meta është nisur nga Çepani për t’u kthyer në qeli, në burgun 313.

Meta është takuar me familjarët dhe miqtë nën shoqërinë e policisë së burgut pas drekës së mortit dhe më pas iu drejtua furgonit të policisë, duke iu drejtuar qelisë.

Kreu i PL ishte sot në Çepan të Skraparit për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, që humbi jetën në moshën 83-vjeçare.

Amaneti i Rexhep Metës ishte ajo e banesës së fundit në Çepan , në një ceremoni që nuk qe aspak private për shkak të interesimit të lartë mediatik.

Kujtojmë se, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›