Gjykata rikthen në detyrë sekretarin e përgjithshëm të bashkisë Tiranë, Alban Dokushi

TIRANË, 20 janar /ATSh/ Gjykata Administrative ka rikthyer në detyrë sekretarin e përgjithshëm të bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi.
Sipas medieve, gjykata e shpalli të pavlefshëm shkarkimin pasi sipas saj, është kryer në kundërshtim me ligjin.
“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të drejtuesit politik të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, vendimi i Gjykatës Administrative rikthen gjithashtu në detyrë edhe drejtuesin e administratës së Bashkisë. Në këtë këndvështrim, gjykatat kanë korrigjuar dhe prapësuar shkeljet e rënda ligjore, të kryera në përpjekje për largimin në kundërshtim me ligjin të drejtuesve politikë dhe administrativë të Bashkisë Tiranë”, deklaroi Dokushi, pas vendimit të gjykatës.
Dokushi u shkarkua nga detyra në mars të vitit të kaluar me urdhër të kryebashkiakes së komanduar, Anuela Ristani.
/m.q/a.f/r.e/