E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Goditi me veturë një person, viktima pëson lëndime të trupore

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se me veturë ka goditur një person.

Rasti ka ndodhur në Drenas, të martën në ora 20:20.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje. /Telegrafi/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›