E Martë, 3 Nëntor 2026

Gonxhja: Forcim partneritetit me AADF-në për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff.

Gjatë takimit u diskutua mbi projektet e përbashkëta që kanë kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, zhvillimin urban dhe modernizimin e sektorit kulturor në Shqipëri, si dhe mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ministri Gonxhja vlerësoi AADF si një partner strategjik në forcimin e identitetit kulturor dhe përparimin e reformave në fushën e kulturës, edukimit dhe inovacionit.

“Diskutuam për projektet e përbashkëta që kanë ndikuar pozitivisht në ruajtjen dhe promovimin e identitetit tonë kulturor, si dhe për mundësi të reja që forcojnë më tej partneritetin për zhvillim të qëndrueshëm dhe modernizim të sektorit kulturor në Shqipëri”, u shpreh Gonxhja.

1 nga 9

/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›