FRANCË – Të paktën tre të vdekur pas motit të keq

PARIS, 20 maj /ATSH-DPA/ – Tre persona kanë vdekur për shkak të motit të keq në Francën jugore, deklaruan autoritetet lokale.
Dy trupa u gjetën në Le Lavandou, të vendosur në bregdetin e Mesdheut midis Toulon dhe Saint-Tropez.
Një person tjetër u gjet i vdekur në komunën e Vidauban, më në veri.
Raportohet se në terren janë angazhuar rreth 300 zjarrfikës.
Le Lavandou dhe qytete të tjera në rajonin juglindor të Var ishin goditur më parë nga stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm.
Disa rrugë u mbyllën për shkak të përmbytjeve.
Lumenjtë Mole dhe Giscle kërcënojnë të përmbyten, sipas raportimeve të këtij mëngjesi.
Qindra familje mbetën pa energji elektrike.
Ashtu si shumë zona të bregdetit francez të Mesdheut dhe Atlantikut, Var është një destinacion shumë i popullarizuar turistik në verë./ /os/