E Martë, 3 Nëntor 2026

Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën e lojtarëve

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Kombëtarja e Serbisë ka publikuar listën paraprake të lojtarëve, për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Shqipërisë dhe Andorrës.

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën me 29 lojtarë, por pak ditë para ndeshjeve ajo do të reduktohet në 23 lojtarë, sipas rregullores së UEFA-s.

Nuk mungojnë lojtarë të njohur si Vlahovic, Jovic, Mitrovic dhe Pavlovic, teksa bie në sy mungesa e portierit Vanja Milinkovic-Savic apo edhe e mesfushorit Sergej Milinkovic-Savic.

Habia në listë ishte rikthimi i Katait te Serbia dhe ftesa për disa futbollistë të Superligës, si Dragan Rosić (Vojvodina), Petar Stanić (TSC) dhe Milutin Vidosavljević (Radnički 1923).

Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet më 7 qershor në Tiranë dhe kjo do të jetë e para në kualifikuese për serbët. Pas tri ditësh, ekipi serb do të përballet me Andorrën në stadiumin “Dubočica” në Leskovc.

 Lista paraprake e Serbisë:

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›