Bienalja e Venecias 2026, diskutim publik rreth projektit me të cilin Shqipëria do të prezantohet

Në prag të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venecias, u zhvillua një bisedë publike ku ishte i pranishëm edhe artisti përfaqësues, Genti Korini.
Biseda solli në vëmendje procesin e përzgjedhjes së projektit përfaqësues, konceptin artistik të projektit “A Place in the Sun” të Genti Korinit dhe qasjen kuratoriale që qëndron pas tij.
“Kë moment është i rëndësishme kur merr këtë lajm dhe mendoj që është një nga pikat me të mira po dhe më me përgjegjësi pasi e gjitha puna dhe i gjithë procesi duhet të kulmojë ”,tha Korini.
Gjatë diskutimit u vlerësua rëndësia e këtij momenti për artin bashkëkohor shqiptar, për rolin e institucioneve publike në përfaqësimet ndërkombëtare dhe për mënyrat se si bashkëpunimi ndërmjet aktorëve institucionalë dhe atyre të pavarur forcon praninë dinjitoze ndërkombëtare të Shqipërisë në skenën e artit.
Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia me projektin e tij “A Place in the Sun”. Biseda publike u organizua nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Galeria Kombëtare e Arteve.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/