Gonxhja: UNDP, partner i rëndësishëm për projekte me ndikim afatgjatë

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Zyrës për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale Gonxhja e cilësoi UNDP, një partner të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve me impakt afatgjatë për turizmin, kulturën dhe sportin në vend.
Gonxhja u shpreh se “ky takim konfirmoi vullnetin e përbashkët për të çuar më tej bashkëpunimin tonë dhe për të identifikuar iniciativa të reja, ku ekspertiza ndërkombëtare dhe mbështetja teknike e UNDP mund të kontribuojë drejtpërdrejt në rezultate të prekshme dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale të vendit”.
/k.s/j.p/r.e/